Një sherr mes dy të rinjve i mori jetën 26-vjeçarit Dritan Manjanit në Bulqizë.
Një banor i zonës në një intervistë për balkanweb tha se pak para se të ndodhte krimi kishte pirë kafe me viktimën.
I riu ishte duke pirë në lokal ku nisi fillimisht konflikti, më pas thotë ai, e kanë thirrur te shtëpia dhe e kanë qëlluar me thikë për vdekje.
“Ishin duke ngrënë, duke pirë 5 veta. Unë piva një kafe me të ndjerin, por unë u largova dhe e lash të ndjerin në lokal. Autori ishte me 4 veta të tjerë duke ngrënë meze e duke pirë birra. Se di se çfarë ndodhi më pas. Ai nuk u bashkua me ata, por ishte tavolinë tjetër. Thonë se ka nisur konflikti në lokal, por aty kanë ndërhyrë dhe i kanë ndarë. Më pas viktima, rreth orës 9 e gjys e kanë thirrur te shtëpia. Ai ishte duke ngrënë bukë dhe kur ka dalë i kanë shtirë me thikë dhe jo me kaçavidë siç kanë thënë. Kaq kisha unë”, thotë i prekur një prej banorëve të fshatit.