Këto janë fotot e Habib Rexhës, vrasësit të dyshuar të Arian Gosës një ditë më parë në Kavajë.

 

Sikurse duket në pamje ai shfaqet teksa vrapon i pamaskuar i veshur me një xhup të zi, kapuçin e të cilit e ka vendosur ne kokë.

 

Sipas informacioneve, autori i krimit u identifikua nga policia nga një kamera sigurie që ndodhej në një biznes rreth 100 metra larg lokalit ku ndodhi ngjarja.

 

Mësohet se ai qëlloi me dorën e majtë për shkak të problemeve shëndetësore që kishte me dorën e djathtë.