Një 16-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas me jet ski, ndërsa bënte manovra në det. Ai shoqërohej nga shoku i tij 17-vjeçar i cili vijon të marrë kujdes mjekësor te Trauma dhe është në gjendje të rëndë.

 

Përplasja ndodhi me një tjetër jet ski që manovrohej nga dy shokë të tjerë. Drejtuesi i mjetit lundures akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”.

 

Fillimisht, shtetasit U. K. dhe R. P., si pasojë e tronditjes, kanë dhënë dëshmi të rreme duke thënë se dy shokët e tyre u dëmtuan pasi u hodhën nga shkëmbi në det, por më pas, gjatë hetimeve, kanë deklaruar të vërteten.

 

Procedimi penal ka nisur edhe për shtetasin R. P., 56 vjeç, pronari i mjeteve lundruese Jet Ski, për veprën penale “Shkelja e rregullave teknike në punë”.

 

Gjithashtu, operatorit turistik me administrator shtetasin R. P., nga ana e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë i janë bllokuar menjëherë të gjitha mjetet lundruese Jet Ski.