Policia e Shtetit ka dalë sot me informacion zyrtar për operacionin ndëkrombëtar antidrogë ku morën pjesë forcat e Guardia Di Finanza, DEA-s amerikane dhe policisë shqiptare. Gjatë operacioni u godit një grup kriminal me bazë në Fushë-Kuqe Kurbin, teksa pati zhvillime në ujërat ndërkombëtare dhe ato shqiptare.

 

 

Sipas zv.drejtorit të policisë Sokol Bizhga, operacioni nisi në orën 22:00 të mbrëmjes së 14 gushtit dhe u përmbyll pasditen e djeshme në orën 18:00.

 

Ai tha se trafikantët i vunë flakën një veliere ku ndodhej drogë dhe pajisje të tjera sapo pikasën policinë. Gjatë operacionit janë sekuestruar armë, para cash: 45 mijë euro, 25 mln lekë të vjetra, paund, franga zvicerane e lira turke. Po kështu 25 kg kanabis janë gjetur në afërsi të vendit ku është mbytur veliera.

Nga operacioni janë arrestuar 6 persona, shqiptarë dhe të huaj.