Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hedhur poshtë kërkesat e avokatëve dhe ka lënë në burg ish-zv.ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj.

 

Po ashtu të njëjtat masa sigurie, gjykata ka lënë në fuqi edhe për 6 personat e tjerë të akuzuar për shpërdorim detyre dhe mashtrim në rastin e koncesionit të sterilizimit.

 

Mësohet se gjatë zhvillimit të seancës ka pasur shumë debate dhe janë relatuar një sërë provash dhe faktesh.

 

Arrest me burg

Klodjan Rjepaj, ish-zëvendësministri i Shëndetësisë

Ilir Rrapaj, biznesmen

 

Arrest shtëpie

Saimir Kadiu, ish-drejtor ekonomik MSH

M. S., drejtoreshe juridike

 

Detyrim paraqitje

Arben Gjata

Pertef Mersini

Genc Burazeri

Naile Ajazi