Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi në Komisionin e Edukimit ka diskutuar disa nga ndryshimet për maturën shtetërore.

 

Kushi tha se ka ende diferencë mes mesatares vjetore dhe notës në maturën shtetërore dhe për këtë arsye provimet do të zhvillohen në klasa më të mëdha duke përfshirë pallatet e sportit, korridore të mëdha në universitete etj.

 

Gjatë provimeve ambientet do të jenë të monitoruara me kamera dhe do të shtohet numri i administratorëve.

 

“Ende ka diferenca në notë mes mesatares vjetore dhe notës në maturën shtetërore dhe kjo vjen për vlerësim të fiktivitetiti. Provimet e maturës duhet të zhvillohen në klasa sa më të mëdha, që mund të jenë pallat sporti, korridore të mëdha në universitete. E rëndësishme është të jenë mjedise sa më të mëdha, te këtë nr të lartë administratorësh por edhe kamera sigurie që të gjithë të jenë të qetë.

 

Kemi marrë vendimin për testin e informatizuar për mjekësinë. Ky do jetë shtesë, pos provimet të maturës vetëm për ata që zgjedhin mjekësinë. Ata janë më të mirët që kemi në sistem, por kjo mungesa e fiktivitetit që thamë pak më lart mund të penalizojë disa që janë të shkëlqyer. Në këtë mënyrë ne rrisim meritokracinë. Është pritur shumë mirë nga maturantët, janë njohur me metodikën e pyetjeve. Pritet të jenë rreth 3 mijë kandidatë. Kemi marrëveshjen me Universitetin e Mjekësisë së Tiranës, ne kemi dakordësim që ky provim të jetë kriter për renditjen e maturantëve me 30% të peshës. Risia është hartimi i testeve të veçanta për nxënësit me aftësi ndryshe.”- tha Kushi.