Nga: Ayhan Demir
Vendi ku FETO (Organizatë Terroriste) është më i fortë në gjeografinë e Ballkanit është Shqipëria. Institucioni më popullor i organizatës FETO në këtë vend është Komunitetin Musliman Shqiptar (KMSH).
E kundërta është gjithashtu e vërtetë: KMSH është një nga institucionet më kryesore që ndihmoi FETO-n të forcohej në Shqipëri dhe të tregohej i fortë në arenën ndërkombëtare.
FETO filloi të depërtonte në KMSH në vitet 2000. Mes viteve 2004-2014, kur kryetar i asaj kohe ishte Selim Muça, ato u shpërndanë në kapilarët e institucionit.
Në fillim me metoda të tilla si shkarkimi, mbyllja e myftinisë, kërcënimet dhe shantazhet të ndryshme nisën të zëvendësonin myftinjtë, këshillat e myftinisë dhe anëtarët e këshillit të përgjithësh të KMSH’së. Në rastet kur nuk kanë marrë rezultat, nuk kanë hezituar as të kryejnë vrasje. Vrasja e Sali Tivarit, ish-sekretarit të KMSH’së, më 13 janar 2003, me tre plumba në zyrë, është shembulli më gjakatar i kësaj qasjeje.
FETO lakmonte gjithashtu pronat e KMSH’së që ishin trashëguar nga Perandoria Osmane, por që u konfiskuan nga regjimi komunist dhe iu kthyen Komunitetit Musliman të Shqipërisë pas rënies së regjimit. Shumë prona dhe vakëfe, në një mënyrë ose në një tjetër, janë asgjësuar/zhdukur.
E thotë bukur Furkan Çalishkan: “Njerëzit e ndershëm janë si pemët që bllokojnë pamjen. Askush nuk i do ata.”
Ata që kundërshtuan shitjen e pronave të u shkarkuan nga KMSH pa asnjë vendim të këshillit të përgjithshësh të KMSH’së. Nëse nuk e arrinin këtë, e mbyllnin direkt myftininë.
Ata hapën myftinitë e reja për të zëvendësuar ato të mbyllura. Myftiu i zgjidhte vetë anëtarët e këshillit të përgjithshësh. Përveç myftiut, si anëtarë i këshillit të përgjithshëm vendosnin persona të lidhur me ta, të cilët nuk kishin aspak lidhje me qytetin ku ndodhej myftinia.
Kur nuk mbeti njeri për të rezistuar, FETO-ja e rimerrte herë pas here pushtetin e saj të pakontrolluar. Shfaqja e korrupsionit brenda institucionit dhe kushtet konjekturale sollën konflikte të brendshme. Ishin selefistët ata që prishën ekuilibrin bipolar të pushtetit. Selefistët preferuan të qëndronin në krah të kryetarit të Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Selim Muça dhe FETO-s.
Veprimet e FETO-s në KMSH nuk kufizohen me kaq. Ka edhe më shumë.
Në vitin 2014, militanti i FETÖ-s, Skender Bruçaj, i cili studioi për psikologji në Universitetin e Bosforit, u bë kreu i KMSH’së. Madje, ishte çështje debati nëse Skender Bruçaj, i cili njihet për përkushtimin e tij ndaj FETO-s dhe jo për njohuritë fetare, dinte apo jo të lexonte suren Fatiha dhe të kryente adhurimet.
Bruçaj pagoi borxhin e tij për postin që i ishte dhuruar nga FETO me muslimanët që kishte larguar nga KMSH. Ai kreu me përpikëri detyrën e largimit nga institucioni të militantëve që ishin kundër FETO-s.
FETÖ vazhdoi të merrte vendime dhe të bënte propagandë në drejtimin që donte përmes KMSH’së gjatë periudhës së Bruçit. Një shembull i kësaj është mbështetja e dhënë për projektin “House of One” në Gjermani, ku një nga partnerët e të cilit ishte Pensilvania.
Çfarë ishte “House of One”?..
Me sa duket: “Projekti i mbledhjes/bashkimit të vendeve të adhurimit të tre feve abrahamike në të njëjtin vend.” Në fakt, është një projekt i dështimit të plotë…
Le të vijmë te çështja e Xhamisë Qendrore të Tiranës…
Themelet e kësaj xhamie, e njohur ndryshe si Namazgja, u hodhën me një ceremoni më 13 maj 2015, ku morën pjesë presidenti Rexhep Tayyip Erdoğan dhe ish-presidenti shqiptar Bujar Nishani. I nderuari presidenti ynë nuk pranoi të përfshihej në protokoll Skënder Bruçaj, një nga ushtaret/pionët e FETÖ-s, si dhe nuk e pranoi këtë person as për të bashkëbiseduar me të.
Pas kësaj kujtese le të vazhdojmë.
Në vitin 2019, Bujar Spahiu, një luftëtar më i shpejtë i FETO-s se Skender Bruçaj, u emërua në krye të KMSH’së. Gjatë procesit zgjedhor kur Spahiu u bë kryetar u bënë parregullsi të shumta. Në shumë xhami nuk u mbajtën fare zgjedhjet e këshillit të xhamive. Anëtarët e këshillit të xhamive u emëruan nga imamët pa u bërë zgjedhje fare.
Bujar Spahiu mbylli disa medrese që ishin nën administrimin e KMSH’së. Duke i dhuruar këto medrese Fondacionit FETO’ist Sema, në këtë mënyrë ai e dëmtoi shumë arsimin islam në vend.
Arsimi në medresetë nën administrimin e FETO-s kryhet me tarifa shumë të larta. Përveç kësaj, lëndët fetare u reduktuan në minimum, duke i penguar në mënyrë efektive fëmijët muslimanë që të mësojnë fenë e tyre.
KMSH është mjaft i pandjeshëm kur bëhet fjalë për pagat e imamëve. Shumë prej tyre nuk bëjnë asgjë për të përmirësuar gjendjen financiare të imamëve, të cilët marrin një pagë prej 50 dollarësh pa paguar as sigurimet shoqërore. Po kështu, nuk bëjnë asgjë për të aktivizuar shumë xhami që janë mbyllur prej vitesh për shkak të mungesës së imamëve.
Aliu (r.a) e përmbledh këtë situatë si më poshtë: “Të vendosësh një person aty ku nuk është i denjë është mizori”.
Le të kthehemi te çështja e Xhamisë së Namazgjah.
Z. President, gjatë gjithë vizitave të tij të fundit në Shqipëri, nuk e vizitoi Xhaminë Qendrore të Tiranës. Ai nuk pranoi si bashkëbisedues militantët e FETO-s, të cilët drejtonin KMSH’në dhe nuk pranoi të ishte i pranishëm në protokollin e të ftuarve.
E megjithatë, ne po bëjmë përpjekje të mëdha që xhamia e Namazgjasë, për të cilën Turqia ka dhuruar miliona euro, të mos jetë në të mirë dhe ndihmë për FETO-n. Ne po bëjmë çmos që kjo xhami të mos bëhet një bazë e re për terroristët që hedhin plumba mbi kombin tonë.
Zgjedhjet për kryetarin e KMSH’së do të mbahen në vitin 2024. Nëse muslimanët shqiptarë do të mund të mbajnë një qëndrim të unifikuar, militantët e pakicës FETO do të largohen nga ky institucion.
E megjithatë, (si Turqi) detyra jonë është të thyejmë duart e militantëve të FETO-s, të cilët janë të ngulitur në KMSH, dhe të bashkojmë duart e muslimanëve shqiptarë. Është detyra jonë historike dhe fetare të udhëheqim unitetin dhe solidaritetin.