Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha ka uruar presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola.
Basha shkruan se, rizgjedhja e saj është një ogur i mirë për Rajonin dhe Shqipërinë, me shpresën e madhe që me një angazhim të përbashkët t’i bashkohemi familjes evropiane brenda këtij mandati.
“Urime Roberta Metsola për rizgjedhjen e saj si Presidente e Parlamentit Evropian. Shumica dërrmuese e votave që ajo mori është tregues i lidershipit dhe punës së shkëlqyer që ka bërë më parë, si dhe besimit që ajo frymëzon për këtë mandat të ri plot sfida dhe pritshmëri të mëdha”, u shpreh Basha.
“Rizgjedhja e saj është një ogur i mirë për Rajonin dhe Shqipërinë, me shpresën e madhe që me një angazhim të përbashkët t’i bashkohemi familjes evropiane brenda këtij mandati”, theksoi Basha në një postim në platformën X./ata