Një këmbësor është përplasur nga një furgon pranë fshatit Leminot të Maliqit në aksin Korçë-Pogradec mbrëmjen e sotme.

 

Sipas informacioneve zyrtare, mësohet se këmbësori me iniciale Th.K. rreth 58 vjeç ka mbetur i plagosur. Ai është dërguar në Spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.

 

Ndërkohë, policia po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale me drejtuesin e furgonit.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.