Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njofton se ka arrestuar një punonjës policie me detyrë Trup Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pustec, në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë.
Arrestimi i tij është bërë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi duke drejtuar mjetin në rrugën nacionale Korçë – Bilisht, është përfshirë në aksident rrugor me dëme materiale.
Nga testet e kryera në vendngjarje ka rezultuar se punonjësi i Policisë kishte konsumuar alkool tej normave të lejuara.
Në kohën që është ka shkaktuar aksidentin ai ishte duke shkruar të merrte detyrën. Materialet procedurale do t’i përcillen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.