Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Fianacave, Arlind Gjokutaj. Nga masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për të është vendosur që të vijojnë hetimet në “Detyrim paraqitje”.
Gjokutaj akuzohet nga Prokuroria e Tiranës për shpërdorim detyre lidhur me procedurat e kompensimit të një prone me vlerë rreth 1.2 milion euro. Pas arrestimit Gjokutaj u shtrua në spital për shkak të gjendjes shëndetësore ndërkohë që Apeli i Tiranës i ndryshoi masën nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie”.
Ndërkohë që në “Arrest shtëpie” vijojnë të qëndrojnë Alban Ruli, përmbarues privat dhe Fatmir Hoxha drejtor juridik në Ministrinë e Financave. Hetimet për këtë çështje janë drejt përfundimit dhe pritet që dosja të kalojë me kërkesën për gjykim në Shkallën e Parë.