Dy persona janë shpëtuar nga mbytja, mbrëmjen e djeshme në Shëngjin pasi mjeti i tyre lundrues Jet Ski, pësoi defekt në mes të detit.

 

Sipas policisë, pas gjysmë ore kërkimi në det, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar rreth 5 milje larg, njërin nga shtetasit, i cili po tentonte të dilte në breg, me not, dhe më pas kanë lokalizuar drejtuesin e mjetit lundrues që kishte pësuar defekt.

 

Të dy shtetasit që u shpëtuan nga shërbimet e Policisë Kufitare, mësohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

 

Po gjatë ditës së djeshme, shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin iu shkuan në ndihmë në dy raste, 4 personave që rrezikuan të mbyteshin në det (një shtetasi austriak dhe 3 shtetaseve nga Kosova).