Koordinatori i OKB-së për Ndihmë Emergjente, Martin Griffiths, e përshkroi tërmetin e fuqishëm që tronditi Türkiye-n jugore dhe Sirinë veriperëndimore në fillim të kësaj jave si “ngjarja më e keqe” në këtë rajon në 100 vitet e fundit

 

“Ajo që ndodhi këtu të hënën, epiqendra e tërmetit, ishte ngjarja më e keqe në 100 vjet në këtë rajon”, tha Griffiths në një konferencë shtypi në Kahramanmaraş, epiqendrën e tërmetit.

 

Tërmetet e me magnitudë 7,7 dhe 7,6, u ndien nga mbi 13 milionë njerëz në 10 provinca, duke përfshirë provincat Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Şanlıurfa.

 

Tërmetet u ndien në disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin.

 

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka njoftuar se të paktën 21.848 njerëz kanë humbur jetën dhe 80.104 të tjerë janë lënduar që nga dy tërmetet që goditën Türkiye-n jugore të hënën./AA