Ministria e Shëndetësisë e Italisë ka lëshuar një alarm të kuq për 17 qytete pasi një tjetër valë e të nxehtit pritet të godasë pjesën më të madhe të vendit duke filluar nga e mërkura.

 

Siç raporton agjencia shtetërore e lajmeve ANSA, ministria këshillon që italianët, madje edhe të rinjtë dhe personat e shëndetshëm, të qëndrojnë brenda nga ora 10:00 deri në orën 18:00.

 

Qytetet me flamur të kuq përfshijnë zona të mëdha metropolitane si Roma, Bolonja, Firence dhe Torino.

 

Kjo do të jetë vala e tretë e madhe e të nxehtit në Itali që nga mesi i muajit korrik./AA