Një 27-vjeçar është arrestuar në Dibër pasi shpërndante kanabis me doza të vogla dhe i shiste në zona të ndryshme të qytetit. Ai është kapur në flagrancë teks ashpërndnate kanabis bashkë me vëllanë e tij K. K., 21 vjeç dhe shokun U. L., 31 vjeç. Këta dy të fundit janë vënë në hetim.

 

“Në vijim të patrullimeve të kryera në të gjithë territorin e qarkut, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast të shitjes së dozave të lëndës narkotike cannabis sativa, nga disa shtetas”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme."