Policia e Tepelenës ka asgjësuar 37 bimë kanabisi në fshatin Përparimaj në Memaliaj.

 

Gjithashtu ka nisur procedimi penal për shtetasin P. H., 66 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Përparimaj, Memaliaj, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

 

Njoftimi i policisë/ Tepelenë

 

 

Vijon kontrolli i territorit, nga toka dhe ajri, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.   

 

Evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Përparimaj, Memaliaj.

 

Procedohet penalisht kryetari i këtij fshati, për shpërdorim detyre. 

 

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, në fshatin Përparimaj, Memaliaj, në një zonë të pyllëzuar, kanë gjetur të kultivuara 37 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuar me anë të djegies.

 

Në vijim të veprimeve hetimore u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin P. H., 66 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Përparimaj, Memaliaj, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. 

 

Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të kultivimit të bimëve narkotike.

 

---

 

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin S. H., 46 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

#angazhimpërkushtimsakrificë

 

#tëvendosurkundërkrimit

 

#nëçdoskajtëvendit

 

#nëshërbimtëqytetarëve