Spitali i Aleksandoupolis është evakuuar dhe pacientët janë strehuar në një anije e cila është përshtatur si spital.

 

 

Vendimin për evakuimin e spitalit të Aleksandoupolis e mori zëvendësministri i Shëndetësisë Marios Themistokleous dhe presidenti i EKAV Nikos Papaefstathiou, të cilët udhëtuan drejt qytetit mbrëmjen e së hënës.

 

Vendimi për transferimin e pacientëve me autoambulancë në njësitë shëndetësore të Rajonit të IV-të Shëndetësor, është nxitur nga përhapja e zjarrit, i cili që nga orët e para të së shtunës është përhapur edhe në vendbanimet e Komunës së Aleksandropolit.

 

 

Në ndihmë janë gjithsej 30 autoambulanca nga Alexandroupoli, Komotini, Kavala, Xanthi, Didymoteicho, Selaniku, si dhe 3 automjete ushtarake nën koordinimin e presidentit të EKAV Nikos Papaefstathiou.

 

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga mediat greke, Porti i Aleksandoupolit, “Adamantios Korais” është kthyer në një spital të përkohshëm pas evakuimit të Spitalit të Përgjithshëm Universitar të qytetit (PGNA). Sipas Rojës Bregdetare, 65 pacientë janë transportuar në mënyrë të sigurt brenda tragetit të pasagjerëve “Adamantios Korais”.

 

 

 

Jashtë u ngritën tenda për incidente të rënda, ndërsa kuvertat e anijes u shndërruan në reparte. Përpjekja e mjekëve, infermierëve dhe dhjetëra shpëtimtarëve që po transportojnë vazhdimisht pacientë është mbinjerëzore.