Një foshnjë e mbetur nën rrënoja u shpëtua gjallë 128 orë pas tërmeteve të fuqishme në Türkiye-n jugore.

 

Foshnja, e cila besohet të jetë 2-muajshe, është shpëtuar në rrethin Antakya të provincës Hatay nga ekipet e Bashkisë Metropolitane Kocaeli.

 

Foshnja është dërguar me ambulancë në spital.

 

Tërmetet e me magnitudë 7,7 dhe 7,6, epiqendra e të cilave ishte në provincën KahramanmaraÅŸ, u ndien nga 13 milionë njerëz në 10 provinca, duke përfshirë provincat Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Åžanlıurfa.

 

Tërmetet u ndien në disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin.

 

Sipas shifrave të fundit, nga tërmetet në Türkiye jetën kanë humbur mbi 20.600 njerëz, kurse mbi 80.000 janë lënduar./AA