Dy vëllezër shqiptarë kanë qëlluar me thikë një bashkatdhetar të tyre në Kos të Greqisë. Për pasojë është arrestuar njëri prej vëllezërve, ndërsa autoritetet greke janë duke punuar për kapjen e autorit tjetër.

 

 

Mediat greke shkruajnë se i plagosuri ka marrë goditje të shumta me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa mësohet se ndodhet në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

 

Mbi dy vëllezërit rëndon akuza e vrasjes se mbetur në tentativë.