Dy trupa të tjerë janë gjetur në një bodrum të përmbytur në shtetin jugperëndimor të Gjermanisë, Baden-Wurttemberg, i goditur nga shirat e dendur dhe përmbytjet.
Zjarrfikësit gjetën dy trupat, pasi pompuan ujë nga një bodrum i përmbytur në qytetin Schorndorf në rrethin e Rems-Murrit.
Rrethanat e sakta të vdekjes së tyre nuk janë ende të qarta.
Në një deklaratë, policia e përshkruan të ndjerët si burrë dhe grua.
Megjithatë, identiteti i të dyve nuk është konfirmuar.
Rrethi i Rems-Murr u prek veçanërisht nga përmbytjet në Gjermaninë jugperëndimore.
Përmbytjet ishin përkeqësuar papritur gjatë natës.
Banorët në komunitetet e prekura të rrethit u evakuuan si masë paraprake herët në mëngjesin e së hënës./ ata