Policia Rrugore e Tiranës ka identifikuar drejtuesin e mjetit “BMW X6” që përfundoi në pedonalen e digës së Liqenit Artificial.

 

Bëhet fjalë për Eldi Allushin, 26-vjeç nga qyteti bregdetar i Durrësit.

 

I riu ka dalë jashtë rruge dhe është ngjitur në skarpatin e digës së liqenit, më pas është përplasur me bordurën mbrojtëse anës liqenit.

 

Pas aksidentit ai ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

 

“Më datë 22.08.2023, rreth orës 05:15, në Rrugën e Kosovarëve, dyshohet se automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin E. A., 26 vjeç, banues në Durrës, ka dalë jashtë rruge dhe është ngjitur në skarpatin e digës së liqenit, më pas është përplasur me bordurën mbrojtëse anës liqenit.

 

Drejtuesi ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

 

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”-njofton policia.