Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në bulevardin “Nënë Tereza”, ku si pasojë e përplasjes ka mbetur I plagosur një 13-vjeçar.
Rrethanat në të cilën ka ndodhur ngjarja janë ende të paqarta.
Policia bën të ditur se është arrestuar shoferi i automjetit, ndërsa fatmirësisht i mituri është jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit B. M., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në bulevardin “Nënë Tereza”, ka aksidentuar një të mitur 13 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, tha policia në një njoftim të shkurtër për mediat.