Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka përgëzuar Policinë e Shtetit për ndërhyrjen në një rast të ndalimit të personave që kërcënuan një person, që kishte denoncuar një paligjshmëri.

 

Sipas Ballës, nuk ka individë më të fortë se sa e bardha e vijave të rrugës apo e kuqja e ngjyraev të semaforit.

 

“Do bëjmë gjithçka që në territorin e Shqipërisë të mos ketë më feude apo bajraqe, ku mbi ligjin dhe mbi qytetarët të jenë të fortët dhe nuk mund të ketë individë më të fortë, sesa e bardha e vijave të rrugës apo e kuqja e ngjyrës së semaforëve. Përgëzoj Policinë e Shtetit për parandalimin e një ngjarje të rëndë kriminale në Krujë dhe ndalimin e personave që guxuan të kërcënojnë një qytetar, i cili kishte denoncuar një paligjshmëri”, nënvizon Balla.

 

Kreu i Ministrisë së Brendshme, reagoi pas njoftimit të Policisë, se në Krujë u arrestua një person që qëlloi me kallashnikov në ajër, për të kanosur kushëririn e tij, pas një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre.