Janë gjetur dhe asgjësuar përmes djegies 453 fidanë kanabis në fshatin Madhesh të Matit.

 

 

Nga kryerja e veprimeve hetimore, është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim të autorëve të dyshuar Xh.Gj., 58 vjeç; N.Gj., 52 vjeç, të cilët janë vëllezër, banues në fshatin Madhesh. Po vijon puna për kapjen e tyre.

 

Gjithashtu në gjendje të lirë po hetohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit Z.Gj., 64 vjeç, kryeplak i fshatit Madhesh dhe B.B., 47 vjeç, Inspektor i shërbimit pyjor në këtë zonë.

 

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme.