Policia e Librazhdit ka nisur hetimet për identifikimin dhe vënien në pranga të autorit/ve, pas denoncimit për vjedhje në një biznes privat mbrëmjen e djeshme.

 

 

Sipas uniformave blu,  shtetasi A. B., 40 vjeç, banues në Prrenjas, ka kallëzuar se gjatë natës i kanë vjedhur një shumë parash, në kasafortën e servisit të tij.

 

Njoftimi i policisë:

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, për shtetasit:

 

S., 24 vjeç, banues në Elbasan, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse;

 

-M. P., 59 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kostatua nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. F., 52 vjeç, banues në Librazhd, pasi ka goditur me send të fortë, për motive të dobëta, shtetasit A. M. dhe V. M.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

Në Komisariatin e Policisë Librazhd është paraqitur shtetasi A. B., 40 vjeç, banues në Prrenjas, i cili ka kallëzuar se gjatë natës i kanë vjedhur një shumë parash, në kasafortën e servisit të tij.

 

Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.