Një 26-vjeçar shqiptar është vrarë më armë zjarri në Kanada. Mësohet se viktima është raportuar si shtetasi Granit Ahmeti, i cili punonte në një kompani karrotrecësh në Otava.
Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ndodhi në Farmers Way rreth orës 3:45 të mëngjesit. I riu u gjet me plagë arme zjarri por me shenja jete.
Ai u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë në duar të mjekëve.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë, si dhe kanë sekuestruar kamerat e bizneseve në zonë, me qëllim identifikimin e autorit apo për të parë ndonjë lëvizje të dyshimtë.
Ende nuk dihen motivet e krimit të rëndë, apo ndonjë person i dyshuar që mund të kishte konflikte me të riun shqiptar.