Mbante në banesë drogë, municion dhe armë gjahu pa leje, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari i shpallur në kërkim.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Poliçan në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, si rezultat i veprimeve procedurale të kryera në kuadër të operacionit "Gurazez", bënë ndalimin e shtetasit F. D., 28 vjeç, banues në fshatin Gurazez, Skrapar.

28-vjeçari u ndalua në dalje të Republikës së Shqipërisë, pasi më datë 28.01.2023, gjatë kontrollit në banesën e tij, të ushtruar në kuadër të operacionit policor të koduar “Gurazez”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë gjahu që mbahej pa leje nga shtetasi F. D., 34 fishekë të kësaj arme dhe një sasi lënde narkotike kanabis.” – njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.