Kryeministri, Edi Rama, e ka nisur javën duke publikuar një video ku shfaqen puset e kërkimit në Shpirag.

 

Rama thekson se kompania e njohur SHELL po kryen punën me testimet e fundit, ndërsa shton se deri tani të dhënat janë optimiste.

 

“MIRËMËNGJES dhe nga puset e kërkimit në Shpirag, ku kompania SHELL po vazhdon punën për testimet e fundit, e ku të dhënat deri tani janë tejet optimiste për potencialin e rezervës së identifikuar në nëntokën shqiptare, ju uroj një javë të mbarë”-shkruan Rama në Facebook.