Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e përjavshme për mediat u pyet nga gazetarët nëse do të ketë një bashkëpunim me PD-zyrtare, për zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës.

 

Berisha u përgjigj se do ketë bashkëpunim me Lulzim Bashën, aq sa mund të ketë me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla.

 

A do të ketë bashkëpunim me PD zyrtare për zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës?

 

Berisha: Me Lulzim Bravën ka aleancë aq sa mund të ketë me Taulant Ballën. Kjo është përgjigjja ime. Demokratët duhet të bashkohen, por Brava dhe Alibasha janë pengje mjerane të keqpërdoruara nga Rama. E patë ju se si u ndez një sherr i tmerrshëm brenda PS-së për shkak të një keqkuptimi që Veliaj i bëri Bashës. E morët vesh se si ndërtuan një mal shpifjesh për lidhje mua me kulla. Njeriu që nuk dha gjithë jetën e tij një leje për një kullë. Projektet e kullave i kanë origjinën e viteve 2001, nuk u aprovuan se unë kisha koncept tjetër për qytetin. Në planin urbanistik të Tiranës, nuk kishte ndërtese mbi 8 kate, ky është koncepti im. Nuk jam kundër arkitekturës qiellore, por duhet të këtë rregulla ku ndërtohet. Ju e dini që unë e kam hobi të akuzoj Ramën, por në këtë rast ishte Veliaj-Balla-Brava.