Teksa tashmë na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet vendore të 14 Majit, Kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë e Hasit, Beqir Mulaj, i është djegur automjeti.
Sipas Shqiptarja.com, paraprakisht dyshohet se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa makina ka qenë brenda garazhit.
Ende nuk dihen arsyet se përse mund t’i jetë vënë flaka kandidatit socialist për Hasin, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e ngjarjes.
Ndërkohë hetuesit po vëzhgojnë kamerat e sigurisë për të bërë të zbardhur dinamikën e ngjarjes, si edhe për të identifikuar autorin/ët.
Beqir Mulaj është kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Hasit pasi PS vendosi të mos rikandidojë kryebashkiakun aktual Liman Morina