Një 40-vjeçar është arrestuar në Elbasan me akuzën e prerjes së paligjshme të pyjeve.

 

 

Këtë fundjavë, në vendin e quajtur “Urak” të Prrenjasit, policia ndaloi një automjet tip “Scania” me rimorkio, më të cilin po transportoheshin 65 m3 dru zjarri, që dyshohet se ishin prerë në mënyrë të paligjshme nga shtetasi me iniciale A. Ç.

 

Ky i fundit, për transportimin e druve kishte punësuar në mënyrë të paligjshme një tjetër person.

 

 

40-vjeçari do të hetohet për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Punësimi i paligjshëm”.