Një i vdekur dhe 30 të plagosur nga dalja e trenit nga shinat në Holandë.

 

Ngjarja ndodhi gjatë orëve të vona të mbrëmjes, ku treni u përplas me një makinë në linjën hekurudhore në jug të Holandës.

 

Rreth 50 persona ishin në bordin e trenit, e 11 prej të plagosurve iu dha ndihma e parë në banesat që ishin pranë zonës, ndërsa të plagosurit që ishin në gjendje më të rëndë u dërguan në spitale.

 

Përplasja dhe dalja nga shinat ndodhi në orën 3:25 të mëngjesit pranë fshatit Voorschoten midis Hagës dhe Leidenit. Treni i dalë nga shinat ishte po shkonte nga Leiden në Hagë.

 

Pas përplasjes vagoni i parë i trenit doli nga shinat dhe u gjend në një fushë, ndërsa enjëjta gjë ndodhi me vagonin e dytë. Më pas, shpërtheu një zjarr por më pas u shua.