Policia ka arrestuar ditën e sotme një 19-vjeçar, pasi aksidentoi për vdekje një këmbësor në Durrës.

 

Uniformat blu bëjnë me dije se kanë vënë në pranga shtetasin E.Z. 19 vjeç pasi akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi.

 

Mësohet se i riu ka përplasur rreth mesnatës, në lagjen nr. 17 shtetasin I. D., rreth 50 i cili për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

 

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. Z., 19 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi.

 

Rreth mesnatës, në lagjen nr. 17, automjeti tip “Benz” që drejtohej nga 19-vjeçari, ka përplasur shtetasin I. D., rreth 50 vjeç (këmbësor), i cili për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.