Fillimisht tërmeti dhe më pas pandemia, ishin dy sfida të forta të cilat Tirana i kaloi me kurajo dhe solidaritet.

Ekipet e Emergjencave Civile kanë zhvilluar këtë fundjavë edhe një stërvitje të madhe në sheshin “Skënderbej” duke treguar se janë të afta të veprojnë pavarësisht çdo situate.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar video nga stërvitja e zhvilluar në kryeqytet.

“Kemi dëshmuar se Tirana është e përgatitur për çdo sfidë. Provuam forcën e ekipit tonë të emergjencave civile me një simulim tërmeti, duke treguar gatishmërinë për sigurinë e qytetarëve. Krenar për ekipin që mban qytetin tonë të sigurt”, shkruan Veliaj./ata