Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Sirolo të Italisë, ku 23-vjeçari, i identifikuar si Klajdi Bitri është vrarë nga një person me origjinë nga Algjeria pasi ndërhyri të ndalonte një sherr në të cilin ishte përfshirë shoku i tij.

 

Klajdi Bitri është vrarë në mes të rrugës në Sirolo, në provincën e Ankonës me fuzhnjë, – një mjet peshkimi në trajtën e një sfurku me bisht të gjatë, me shumë dhëmbë e me gremç në majë.

 

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës në via Cilea, pikërisht në qendër përpara syve të habitur të shumë kalimtarëve që ktheheshin nga deti.

 

I riu shqiptar ishte qëlluar për arsye të kota, pas një mosmarrëveshjeje në rrugë që kishte pasur shoku i tij me një afrikano-verior. Sipas mediave italiane, ngjarja tragjike u shkaktua pas një sherri nisur nga mungesa e përparësisë në një rrethrrotullim të qytetit në rajonin Marche.

 

Mes dy shoferëve, algjeriani dhe shokut të viktimës kishte lindur një debat. 23-vjeçari, i cili do të mbronte shokun me të cilin ndodhej në makinë. Mësohet se algjeriani është kthyer në automjetin e tij tip ‘Polo’ ka marrë fuzhnjën dhe e ka goditur të riun tre herë në gjoks me pushkë peshkimi, duke e lënë të vdekur e më pas është larguar nga vendi I ngjarjes.

 

Sipas karabinierëve, shkaku ishte një debat i kotë: mosmarrëveshja kishte lindur pasi personi që ishte në makinën ku algjeriani qëlloi me fuzhnjë ankohej për makinën përpara që po ecte  ngadalë.

 

Vrasësi u ndalua në Falconara ndërsa ende kishte në dorë fuzhnjën. Kishin qenë pikërisht qytetarët të cilët kishin njoftuar policinë për prezencën e tij dhe më pas u krye arrestimi.