Në ditën e shtatë të përpjekjeve të shpëtimit, ekipet në terren dëshmuan shpëtime të tjera mrekulli sot në rrënojat e tërmeteve të fuqishme që goditën Türkiye-n jugore në fillim të kësaj jave.

 

Mustafa Sarigül, 35-vjeçar, u shpëtua nga rrënojat e një ndërtese gjashtëkatëshe në rrethin Antakya të provincës Hatay, zonë e prekur rëndë nga dy tërmetet e forta të së hënës.

 

Ekipet turke dhe rumune të shpëtimit u shfaqën drejtpërdrejt në televizion teksa punuan pesë orë për të nxjerrë Sarigül-in nga rrënojat ku ai mbeti i bllokuar për 146 orë.

 

Një vajzë e re, Eylül Kılıç, në rrethin Nizip të Gaziantepit, u shpëtua gjithashtu pasi mbijetoi për 146 orë në rrënojat e ndërtesave të shembura. Ajo po qëndronte në shtëpinë e tezes së saj kur tërmetet tronditën rajonin.

 

Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6, u ndien nga mbi 13 milionë njerëz në 10 provinca, duke përfshirë provincat Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Şanlıurfa.

 

Tërmetet u ndien në disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin./AA