Një i ri ka humbur krahun, pasi një aligator e sulmoi në një pellg ku ai shkoi për t’u çlodhur.
Jordan Rivera, një 23-vjeçar nga Englewood, Florida, u sulmua nga një aligator pasi ra aksidentalisht në pellgun në Port Charlotte.
Aligatori e sulmoi dhe i kafshoi krahun e djathtë pak sipër bërrylit, duke e amputuar.
Fatmirësisht, disa kalimtarë i shpëtuan jetën dhe Rivera zbuloi se kishte humbur krahin pasi rifitoi vetëdijen në spital.
Nga shtrati i tij spitalor në ICU në Qendrën Mjekësore Gulf Coast, zoti Rivera tha se pavarësisht incidentit traumatik, ai e konsideron veten me fat që është gjallë.
“Unë nuk e humba jetën time, kam humbur një krah, nuk është fundi i botës”, tha ai.
Aligatori u gjet dhe u eutanizua nga Komisioni i Peshkut dhe Kafshëve të Egra në Florida.
Një zëdhënës i FWC tha se eutanizua e aligatorit është veprim i zakonshëm pasi sulmoi një njeri.