Pas valës së të nxehtit, Zvicra tashmë është përballur me reshje të dendura shiu që kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje balte, ndërsa bora tashmë është rishfaqur.

 

Mëëohet se ditën e djeshme ka rënë borë në Valais në jug të Zvicrës, në lartësinë 1638 metra.

 

“Temperatura ra në mënyrë mbresëlënëse brenda katër ditëve. Të enjten, termometri ishte 31.2 °C. Sot në orën 11.15 ishte 0.5 °C”, raportoi shërbimi i motit MétéoSuisse në platformën X (ish Twitter).

 

Shumë qafa malore në Alpe, si Gotthard dhe Zimblon, kanë mbetur të mbyllura sot, për shkak të reshjeve të shiut që nisën mbrëmjen e premtes dhe shkaktuan rrëke balte. Shërbimet e trenave u anuluan në disa zona për shkak të rrëshqitjeve të dheut.

 

Lumi Rhine ka vërshuar në luginat nëpër të cilat rrjedh në Zvicër, por deri më tani nuk ka asnjë rrezik për zonat e banuara.

 

Reshjet e shiut do të jetë prezente edhe nesër, njofton shërbimin meteorologjik. Në male do të bjerë përsëri borë, por kjo nuk mjafton për të mbuluar akullnajat zvicerane.

 

Zvicra dhe ekosistemi i saj janë veçanërisht të prekur nga ndryshimet klimatike. Situata në akullnajat përshkruhet si dramatike: midis 2021-2022 ata humbën 6% të vëllimit të tyre.