Ministri i Financave i ekstremit të djathtë të Izraelit, Bezalel Smotrich bëri thirrje për një "sulm joproporcional" ndaj Iranit.

Smotrich bëri vlerësime për tensionet me Iranin në një program radiofonik në Izrael.

Ai tha se duhet hakmarrje për sulmin e Iranit ndaj Izraelit javën e kaluar. "Kjo duhet të jetë një përgjigje që është e dhunshme, e ashpër dhe do të çojë në një çmim joproporcional", theksoi Smotrich.

Sipas tij, hakmarrja është e nevojshme për të formësuar pozicionin e Izraelit në Lindjen e Mesme.

"Kjo është gjuha që flitet në Lindjen e Mesme", tha Smotrich./aa