Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe katër të tjerë u plagosën kur një helikopter i Zyrës së Sherifit të Qarkut Broward u rrëzua të hënën në mëngjes, në një ndërtesë apartamentesh në Florida të SHBA-së.

 

Pamjet dramatike tregojnë momentin kur helikopteri u përplas në një kompleks apartamentesh.

 

Autoritetet thanë se një nga helikopterët e tij të shpëtimit nga zjarri u rrëzua pranë parkut ajror të Pompano Beach pak para orës 9 të mëngjesit. Sipas Sherifit Broward Gregory Tony, një nga viktimat ishte një anëtar i ekuipazhit të helikopterit, ndërsa viktima tjetër ishte një grua e cila ndodhej në shtëpinë e saj kur helikopteri u rrëzua.

 

Ndërkohë, zyrtarët kishin raportuar se katër personat e plagosur, dy nga brenda helikopterit dhe dy në tokë, u dërguan menjëherë në qendrën mjekësore.

 

Policia tha se kapiteni dhe ndihmësi i fluturimit Terryson Jackson ishte një nga anëtarët e ekuipazhit të vrarë në bordin e helikopterit. Ndërsa punonjësit e plagosur ishin piloti i helikopterit Daron Roche, 37 vjeç, i cili ka qenë me BSO për katër vjet dhe zjarrfikësi Mikael “Mike” Chaguaceda, 31, i cili ka qenë me BSO për pesë vjet.

 

Imazhet dramatike të postuara në X, platforma e mediave sociale e njohur më parë si Twitter, treguan një vrimë të madhe në çatinë e një ndërtese njëkatëshe ku u rrëzua helikopteri