Një aksident është regjistruar pak minuta më pare ne kryqëzimin e fshatit Starovë në Pogradec.

 

Sipas informacioneve paraprake te siguruara nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një motorr dhe një biçikletë. Si pasojë e goditjes janë dëmtuar të dy drejtuesit të cilët janë transportuar në spitalin e Pogradecit.

 

 

Sipas burimeve nga bluzat e bardha të ksidentuarit janë jashtë rrezikut për jetën.