5 milionë bletë kanë rënë nga një kamion në kanada, për këtë arsye drejtuesit e makinave po paralajmërojnë të mbajnë të mbylkluar dritaret e automjeteve.

 

Policia Rajonale e Halton tha se ata morën një telefonatë në orën 6:15 të mëngjesit ku u lajmëruan se bletët kishin rënë nga kamioni. Kosheret kishin përfunduar në rrugë dhe tufa bletësh flururonin në ajër.

 

Nuk dihet se ku po dërgoheshin bletët dhe për çfarë arsye.

 

Këmbësorëve ju kërkua të shmangnin zonën ndërsa shoferët u paralajmëruan të mbëjnë dritaret të mbyllura.

 

Rreth gjashtë apo shtatë bletarë mbërritën në vendngjarje për të ndihmuar pas një apeli nga policia që u bë në rrjetet sociale.

 

U deshën rreth tre orë për të pastruar shumicën e insekteve, që u mblodhën dhe u morën. Disa koshere u lanë pas që bletët të ktheheshin vetë.