Alma K është paraqitur mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Posaçme ku ka bërë një kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë.

 

Mësohet se Kaçi ka kërkuar masë më të lehtë sigurie, teksa GJKKO caktoi ndaj ‘arrest shtëpie’, ndërsa ajo kërkon masë më të lehtë me pretendimin se duhet të punojë dhe të kujdeset për fëmijën e saj të mitur.

 

40 vjeçarja po hetohet në masë sigurie “arrest shtëpie”, masë e cila u caktua më 24 qershor 2023 për akuzën e korrupsionit aktiv.  Po në këtë datë u arrestua edhe Safet Gjici, ish kryebashkiaku i Kukësit i akuzuar për korrupsion pasiv.

 

Safet Gjici dyshohet se ka favorizuar Alma K., duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.

 

Vetë 40-vjeçarja ka pranuar se donte nga Gjici tenderin e qenve, ndërsa ish-kryebashkiaku ka thënë se nuk e ka shkelur ligjin.