Një 78-vjeçar është gjetur i pajetë këtë të enjte në det në qytetin e Vlorës.

 

Uniformat blu bëjnë me dije se trupi i përket shtetasit Sh.K. 78 vjeç, i cili dyshohet se është mbytur në det.

 

Dyshohet se viktima ka pësuar arrest kardiak sapo ka rënë në kontakt me ujin, te “Plazhi i ri”.

 

Ndërkohë trupi i viktimës po transportohet drejt morgut të spitalit të Vlorës për të mësuar saktësisht shkakun e vdekjes.

 

“Vlorë/Informacion paraprak

 

Rreth orës 11:00, shtetasi Sh. K., 78 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak sapo ka rënë në kontakt me ujin, te “Plazhi i ri”.

 

Për pasojë, 78-vjeçari ka humbur jetën.

 

Grupi hetimor vijon veprimet për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës”, thuhet në njoftimin e policisë.