Gjuetarët në Misisipi kanë thyer një rekord duke gjetur krokodilin më të gjatë të kapur dhe vrarë ndonjëherë në këtë shtet.

 

Krijesa gjigante ishte rreth 4.3 metra e gjeta dhe peshon 364 kg.

 

Në këtë zonë, njerëzit lejohen që t’i gjuajnë krokodilët në periudha specifike, por zvarraniku në fjalë ishte një rast i rrallë për gjuetarët.

 

Vetëm perimetri i barkut të tij ishte 1.6 metra, sipas Departamentit të Kafshëve të Egra, Peshkimit dhe Parqeve të Mississippi, shifra këto rekord.

 

Krijesa e madhe dhe me luspa u nxor nga lumi Yazoo nga Don Woods, Tanner White, Will Thomas dhe Joey Clark – të gjithë gjuetarë me përvojë.

 

Gjatësia e krokodilit theu rekordin e mëparshëm prej 4.2 metrash dhe peshës 347 kg, të mbajtur nga një zvarranik i kapur në 2017.

 

Misisipi ka hapur lumenjtë e tij për gjuetinë sportive të aligatorëve çdo vit nga 25 gushti deri më 4 shtator.

 

Shteti ofroi për herë të parë gjuetinë sportive të aligatorëve në vitin 2005 ndërsa personat që marrin pjesë në gjuheti duhet të jenë të pajisur me leje të posame.