Ka dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, Arinarda Asllani, 33-vjeçarja e cila plagosi me thikë bashkëjetuesin e saj, në Fier.
Për 33-vjeçaren nënë e tre fëmijëve trupi gjykues ka caktuar masën “arrest shtëpie”. Masa u dha nga gjykata e Fierit, ndërsa edhe prokuroria ka pasur të njëjtën kërkesë.
Ngjarja ndodhi më 8 mars në banesën në lagjen “Liri”, ku çifti jetonte.
33-vjeçarja, plagosi me thikë bashkëjetuesin e saj, 33 vjeç Arjan Jorgati, pasi ky i fundit ka shkuar ne gjendje te dehur në banesën ku bashkëjetonte me 33-vjeçaren dhe tre fëmijët e saj.
Pas debatit dhe sherrit situata ka agravuar duke çuar në konflikt fizik mes tyre dhe me pas gruaja e ka goditur me mjete prerës në dore. Gjate kohës kur ka ndodhur ngjarja fëmijët e mitur të autores kanë qenë në gjumë.
33-vjeçarja u lirua nga burgu duke marrë në konsideratë edhe faktin se Asllani ka tre fëmijë të mitur.