Ministria e Mbrojtjes e Türkiyes njoftoi se në operacionin ajror të kryer në rajonet Kandil dhe Asos në Irakun verior u shkatërruan 16 shpella, katër strehimore, dy depo materialesh dhe u neutralizuan shumë terroristë.

 

Sipas deklaratës së Ministrisë, është kryer një operacion ajror në orën 00:30 në rajonet Kandil dhe Asos në Irakun verior, të cilat përdoreshin si të ashtuquajtura baza nga terroristët, për të neutralizuar grupin terrorist PKK/KCK-PYD/YPG dhe elementë të tjerë terroristë, për të eliminuar sulmet terroriste kundër popullit turk dhe forcave të sigurisë nga veriu i Irakut, për të garantuar sigurinë kufitare dhe për të çrrënjosur terrorizmin në burimin e tij në përputhje me të drejtat e vetëmbrojtjes që rrjedhin nga neni 51 i Kartës së Kombeve të Bashkuara.

 

Me operacionin në fjalë u shkatërruan 16 shpella, katër strehimore, dy depo materialesh të përdorura nga terroristët, u neutralizuan shumë terroristë dhe iu dha një goditje e rëndë pranisë së organizatës terroriste në rajon.

 

Në deklaratë thuhet se gjatë planifikimit dhe ekzekutimit të operacionit, objektivat janë përzgjedhur me kujdes dhe i është kushtuar vëmendje dhe ndjeshmëri maksimale sigurisë së jetës dhe pronës së popullatës civile dhe mbrojtjes së pasurive historike, fetare, kulturore dhe mbrojtjes së mjedisit.

 

"Forcat e Armatosura Turke, të dala nga gjiri i kombit tonë fisnik, deri në neutralizimin e terroristit të fundit do të vazhdojnë të gjejnë dhe shkatërrojnë me vendosmëri elementët terroristë që kërcënojnë sigurinë e vendit dhe kombit tonë”, thuhet në deklaratën e ministrisë./AA