Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Divjakë me pasojë vdekjen e një 31 vjeçari.

 

 I riu ka qenë duke punuar tokën në fshatin Biçukas, ku dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

 

“Në fshatin Biçukas, Divjakë, shtetasi A. N., 31 vjeç, duke punuar në tokën e tij, dyshohet ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.