Policia e Korçës ka arrestuar dy persona nen akuzën e shpërndarjes së drogave të forta.
Në pranga janë vënë shtetasit E. G., 28 vjeç dhe R. V., 31 vjeç, të dy banues në fshatin Drithas, Maliq.
“Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, per veprimtarine kriminale te ketyre 2 shtetasve, ne kryqezimin e unazes, Maliq, u ndalua automjeti me drejtues shtetasin R. V. dhe ku ishte pasagjer shtetasi E. G. Nga kontrolli i ushtruar ne automjet u gjet nje sasi lende e dyshuar narkotike kokaine, e ndare ne doza te gatshme per shitje”, tha policia.
Dozat e kësaj lënde narkotike, automjeti, 3 celulare dhe një shumë parash u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.