Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia në Pogradec, pasi rezulton i dënuar me 7 vite burg si pjesëtar i një grupi kriminal që ndihmonte emigrantë, në mënyrë të vazhdueshme, për të kaluar ilegalisht kufirin.

 

Mësohet se në pranga ka rënë Eduart Elmasllari. Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar këtë shtetas me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer më shumë se një herë, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

 

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.